Ambasada mbështet koncertet dhe seminarin e Z. Senri Oe në edicionin e VIII-të “International Jazz Festival” në Tiranë.

2019/10/17
 

Më 11 dhe 12 tetor, në sallën “Tonin Harapi” të liceut artistik “Jordan Misja” u mbajtën koncertet e pianistit të famshëm të Jazz-it, Z. Senri Oe.

Më 12 tetor, në seminarin e mbajtur në po të njëjtin vend, Z. Oe prezatoi aktivitetin e tij muzikor dhe qasjen ndaj rrymës së Jazz-it. Studentët pjesëmarrës në këtë aktivitet dëgjuan me interes dhe entuziazëm fjalën e tij.