Organizohet në Tiranë një ekspozitë me maska Noh
2019/10/16

Me rastin e vizitës së artistëve të trupës Yamamoto Noh Theater nga Osaka në datat 5 dhe 6 tetor, Ambasada e Japonisë organizoi një ekspozitë me maska Noh (maska tradicionale japoneze) në ambientet e auditorit të Departamentit të Arteve të Aplikuara të Universitetit Europian të Tiranës, si dhe mbështeti një shfaqje teatrore në ambientet e hollit të Qendrës Kulturore të Katedrales Orthodokse. Përpara se të fillonte seminari dhe para shfaqjes teatrore, vizitorët mundën të shikojnë nga afër maskat Noh të punuara nga i ndjeri Moritoshi Ito, babai i Ambasadorit Ito, të ekspozuara në këto ambiente.