Ambasadori Ito takon Drejtorin e Përgjithshëm Ekzekutiv të sapoemërar të Aeroportit Ndërkombëtar të Tiranës

2019/10/9

Ambasadori i Japonisë në Shqipëri Sh.T.Z. Makoto Ito zhvilloi më datë 9 tetor një takim me Dr. Constantin von Alvensleben, Drejtor i Përgjithshëm Ekzekutiv (CEO) i sapoemëruar i Aeroportit Ndërkombëtar të Tiranës. Dr. Alvensleben i shpjegoi Ambasadorit mbi gjendjen aktuale të faciliteteve dhe shërbimeve që ofrohen në këtë aeroport. Nga ana e tij, Ambasadori Ito diskutoi mundesitë e bashkëpunimit në të ardhmen mes Aeroportit Ndërkombëtar të Tiranës dhe Ambasadës së Japonisë.