Turistë japonez vizitojnë Shqipërinë
2019/10/8

Një agjenci turistike japoneze organizoi vizitën e një grupi prej njëzet turistësh japonez në Shqipëri në datat 4 dhe 5 tetor. Turistët japonez vizituan qytetin e Beratit dhe të Tiranës. Ambasadori Ito u takua me këta turistë dhe i shoqëroi ata në turin e zhvilluar në qytetin e Tiranës. Ambasadori Ito në bashkëbisedim me turistët, u tregoi atyre mbi historinë e Shqipërisë.