Delegacioni i Bankës Botërore zhvillon një vizitë në Ambasadën e Japonisë
2019/10/3

Më datë 1 tetor, një delegacion i Bankës Botërore i cili po punon mbi programin e përbashkët të Japonisë me Bankën Botërore për menaxhimin e riskut nga fatkeqësitë natyrore në vendet në zhvillim, vizitoi Ambasadën e Japonisë. Kryetari i këtij delegacioni, z. Daniel Kull, Specialist i Lartë për Menaxhimin e Risqeve nga Fatkeqësitë Natyrore, tha se Shqipëria është një vend që ka probabilitet të madh të preket nga fatkeqësi të tilla natyrore si: tërmetet, përmbytjet dhe thatësirat. Ai gjithashtu foli mbi bashkëpunimin që do të nisë këtë muaj.