Ceremonia e Dorëzimit të pajisjeve për projektin e “Mirëmbajtjes së Parqeve dhe Përmirësimin e Kushteve Mjedisore në Korçë“ në kuadër të Skemës së Granteve të Qeverisë Japoneze për Projekte të Sigurisë Njerëzore në Nivel Lokal”
2019/10/2


Më datë 30 shtator, në parkun “Rinia” në Korçë, u zhvillua ceremonia e dorëzimit të pajisjeve në kuadër të projektit për “Mirëmbajtjen e Parqeve dhe Përmirësimin e Kushteve Mjedisore në Korçë“. Ky projekt u financua nga Skema e Granteve të Qeverisë Japoneze për Projekte të Sigurisë Njerëzore në Nivel Lokal”. Ambasadori ITO mori pjesë në këtë ceremoni.


Ky grant mundësoi blerjen e 89 pajisjeve dhe automjeteve për mirëmbajtjen e parqeve të cilat u ekspozuan në park gjatë ceremonisë.