Përfaqësuesi i Zyrës së JICA për Ballkanin, z. Kobayashi dhe z. Takeichi zhvillojnë një vizitë në Ambasadën e Japonisë
2019/9/26

Më datë 25 shtator, përfaqësuesi i JICA (Agjencisë Japoneze për Zhvillim Ndërkombëtar) për rajonin e Ballkanit, z. Kobayashi, së bashku me z. Takeichi zhvilluan një vizitë në Ambasadën e Japonisë. Z. Kobayashi, i cili do të largohet nga ky pozicion në fund të këtij muaji, do të zëvendësohet në këtë detyrë nga z. Takeichi i cili sapo është emëruar përfaqësues i JICA-s për rajonin e Ballkanit.
Ambasadori Ito vlerësoi kontributin e z. Kobayashi ndaj Shqipërisë dhe diskutoi me vizitorët mbi bashkëpunimin ekonomik me Shqipërinë në të ardhmen.