Dorëzimi i programeve televizive nga Fondacioni Japonez për Radio Televizionin Shqiptar
2019/9/26

Në datën 24 shtator, Ambasadori Ito i dorëzoi Z. Kleart Duraj , Drejtor i Departamentit të Marrëdhënieve me Jashtë në Radio Televizionin Shqiptar, materialet televizive të dhuruara nga Fondacioni Japonez. Kësaj here u dhanë për transmetim animacionet e mirënjohura japoneze “Mononoke”, “Princesha Kandil” dhe “Feniksi”.