Firmosja e kontratës së Grantit për Projektin “Përmirësimi i Masave Mbrojtëse ndaj fatkeqësive Natyrore në Bashkinë e Krujës” në kuadër të skemës së Granteve të Qeverisë Japoneze për Projekte të Sigurisë Njerëzore në Nivel Lokal
2019/9/23


Më 20 shtator, në ambientet e Ambasadës, u zhvillua ceremonia e firmosjes së Grantit për “Projektin për Përmirësimin e Masave Mbrojtëse ndaj Fatkeqësive Natyrore në Bashkinë e Krujës”. Kjo kontratë u firmos nga Sh.T Z. Makoto Ito, Ambasadori i Japonisë në Shqipëri, dhe Z. Artur Bushi, Kryetar i Bashkisë Krujë.

Në kuadër të këtij bashkëpunimi, do të blihet një mjet zjarrfikës prej 75,000 eurosh për Bashkinë e Krujës. Gjatë ceremonisë së firmosjes, Kryetari i Bashkisë Z. Bushi, i shprehu mirënjohjen e tij Qeverisë së Japonisë, ndërkohë që Ambasadori Ito shprehu pritshmëritë dhe dëshirën e tij që ky projekt të përmirësojë reagimin emergjent në rast zjarri apo përmbytjeve në Krujë.