Pjesëmarrës në trajnimet e JICA-s vizitojnë Ambasadën e Japonisë
2019/9/18

Më datë 17 shtator, 3 pjesëmarrëse në trajnimet e organizuara nga Agjencia Japoneze për Bashkëpunim Ndërkombëtar (JICA) zhvilluan një vizitë në Ambasadën e Japonisë në Tiranë. Pjesëmarrëset në trajnimet e JICA-s punojnë respektivisht në Ministrinë e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Agjencinë Kombëtare të Turizmit dhe Agjencinë e Menaxhimit të Burimeve Ujore, dhe i zhvilluan trajnimet gjatë gjysmës së parë të këtij viti.
Pjesëmarrëset në këto trajnime të JICA-s i treguan Ambasadorit Makoto Ito mbi njohuritë e marra dhe mbi eksperiencën e tyre në Japoni. Nga ana e tij, Ambasadori Ito, i inkurajoi ato të ndajnë përshtypjet e tyre, njohuritë dhe eksperiencën e marrë në Japoni edhe me miqtë shqiptarë, , si dhe të ndihmojnë në promovimin e Japonisë në Shqipëri.