Ambasadori Ito merr pjesë në ceremoninë e fillimit të vitit të ri akademik të “Institutit të Kulinarisë Neranxi”

2019/9/17
Më datë 16 shtator, Ambasadori i Japonisë në Shqipëri, SH.T.Z. Makoto Ito mori pjesë si i ftuar në ceremoninë e fillimit të vitit të ri akademik të “Institutit të Kulinarisë Neranxi”. Në këtë institut shefat e ardhshëm marrin njohuritë e nevojshme përmes kurseve të ndryshme jo vetëm mbi përgatitjen e pjatave bazike por edhe mbi veҫantitë e kuzhinave të etnive të ndryshme, duke përfshirë përgatitjen e sushit por edhe kuzhinën e vendeve të tjera aziatike.