Riemërimi i Konsullit të Përgjithshëm të Nderit të Japonisë në Tiranë
2019/9/12

Më datë 12 shtator, Ambasadori i Japonisë në Shqipëri, SH.T.Z Makoto Ito, i dorëzoi Z. Avni Ponari ҫertifikatën e riemërimit të tij si Konsull i Përgjithshëm Nderi i Japonisë në Tiranë.
Me rastin e riemërimit të tij si Konsull i Përgjithshëm i Nderit të Japonisë në Tiranë, Ambasadori Ito i shprehu mirënjohje Z. Ponari për përkushtimin e tij në forcimin e marrëdhënieve dypalëshe Japoni - Shqipëri. Ambasadori Ito shprehu gjithashtu besimin se Z. Ponari do të vijojë të kontribuojë në forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve miqësore midis vendeve tona.
Z. Avni Ponari nga ana e tij, tha se do të vazhdojë të punojë me përkushtim për të promovuar marrëdhëniet miqësore midis dy vendeve tona.