Udhëtimi në Japoni i Sipërmarrësve Shqiptarë

2019/9/4

Më datë 3 shtator, Z. Besnik Leskaj, Drejtor i Përgjithshëm Ekzekutiv (CEO) i Abkons, firmës shumëkombëshe të menaxhimit dhe konsulencës, së bashku me Z. Dritan Mustafa, Drejtor i Përgjithshëm Ekzekutiv (CEO) i Tirana Bank zhvilluan një vizitë në Ambasadën e Japonisë dhe u takuan me Ambasadorin Ito. Përfaqësuesit e këtyre dy bizneseve vunë në dijeni Ambasadorin Ito mbi një vizitë që ata do të zhvillojnë së shpejti në Japoni, dhe mbi takime të shumta që do të organizojnë me sipërmarrës japonezë. Ambasadori Ito, nga ana e tij, foli mbi gjendjen aktuale të marrëdhënieve ekonomike mes Shqipërisë dhe Japonisë dhe mbi mundësitë e bashkëpunimit në të ardhmen.