Ambasadori Ito viziton Bashkinë e Elbasanit

2019/9/3
Më datë 2 shtator, Ambasadori Ito vizitoi bashkinë e Elbasanit, dhe zhvilloi një takim kortezie me Kryetarin e sapo zgjedhur të Bashkisë së këtij qyteti, Z. Gledian Llatja.
Ambasadori Ito, gjatë takimit, foli mbi marrëdhëniet aktuale dypalëshe mes Japonisë dhe Shqipërisë duke e vënë theksin tek bashkëpunimi ekonomik mes dy vendeve.
Kryebashkiaku Llatja, nga ana e tij, e njohu Ambasadorin Ito me industrinë e qytetit të Elbasanit si dhe me problemet me të cilat po përballet aktualisht ky qytet.