Ambasadori Ito viziton Bashkinë e Durrësit
2019/8/30


Me datë 30 gusht, Ambasadori Ito zhvilloi një vizitë kortezie në qytetin e Durrësit, ku u takua me Kryetaren e sapo zgjedhur të Bashkisë së këtij qyteti, Znj. Valbona Sako.
Ambasadori Ito, gjatë takimit, bisedoi me Kryebashkiaken Sako mbi bashkëpunimin ekonomik të qeverisë së Japonisë me Shqipërinë si dhe mbi nismat e mara nga ana e qeverisë së Japonisë për forcimin e marrëdhënieve të biznesit mes dy vendeve.
Kryebashkiakja Sako, nga ana e saj, shprehu dëshirën për një forcim të mëtejshëm të bashkëpunimit mes qytetit të Durrësit dhe Japonisë dhe tha se mirëpret investimet e kompanive japoneze në këtë qytet.