Takimi me Deputetin Hiroshi Hase, Kryetar i Grupit Parlamentar të Miqësisë Japoni – Shqipëri

2019/8/28



Më datë 20 gusht, gjatë një vizite pune në Japoni, Ambasadori Makoto Ito zhvilloi një takim me Z. Hiroshi Hase, Deputet i Dhomës së Përfaqësuesve dhe njëkohësisht Kryetar i Grupit Parlamentar të Miqësisë Japoni – Shqipëri, për të biseduar mbi marrëdhëniet aktuale dypalëshe mes Japonisë dhe Shqipërisë si dhe mbi bashkëpunimin në të ardhmen mes dy vendeve.
Më datë 21 gusht, Ambasadori Ito pati mundësinë të zhvillojë një takim me Z. Minoru Kiuchi, Deputet i Dhomës së Përfaqësuesve, Sekretar i Përgjithshëm i Grupit Parlamentar të Miqësisë Japoni – Shqipëri, si dhe aktualisht Ministër Shteti për Mjedisin i Japonisë. Ambasadori Ito diskutoi me Z. Kiuchi mbi bashkëpunimin në të ardhmen në fushën e mjedisit. Gjithashtu në këtë takim ishin të pranishëm përfaqësues të Ministrisë së Mjedisit dhe përfaqësues të Agjencisë Japoneze për Bashkëpunim Ndërkombëtar (JICA).