Mësues të “Harumi Junior High School” vizitojnë Ambasadën e Japonisë
2019/8/15

Më 12 gusht tre mësues të “Harumi Junior High School”, e vendosur në zonën e quajtur “Chuo” në Tokio, vizituan ambientet e Ambasadës së Japonisë në Shqipëri. Mësuesit i treguan Ambasadorit Ito mbi vizitën e tyre në Shqipëri ndërsa Ambasadori u foli rreth situatës aktuale të marrëdhënieve dypalëshe. Përveç kësaj Ambasadori shprehu dëshirën e tij për intesifikim të marrëdhënieve mes “Harumi Junior High School” dhe Shqipërisë, në kuadër të lojrave Olimpike duke ditur se Shqipëria është i vetmi shtet që ka vendosur Ambasadën e saj në zonën “Chuo”, shumë pranë “Harumi Junior High School” dhe fshatit olimpik.