Z. Minoru Kiuchi, Ministri i Shtetit për Mjedisin i Japonisë viziton Shqipërinë
2019/7/29
Takimi me Ministren e Infrastrukturës dhe Energjisë, Znj. Belinda Balluku


Më datë 25 korrik, Z. Minoru Kiuchi, Ministri i Shtetit për Mjedisin i Japonisë, zhvilloi një takim me Znj. Belinda Balluku, Ministren e Infrastrukturës dhe Energjisë. Gjatë takimit ata shkëmbyen opinione mbi mjedisin dhe energjitikën, si dhe biseduan mbi mundësinë e bashkëpunimit në të ardhmen.
Takimi me Zëvendësministrin për Evropën dhe Punët e Jashtme, Z. Etjen Xhafaj


Gjatë së njëjtës ditë Z. Minoru Kiuchi u takua edhe me Zëvendësministrin për Evropën dhe Punët e Jashtme, Z. Etjen Xhafaj. Ata biseduan mbi forcimin e shkëmbimeve parlamentare, forcimin e marrëdhënieve dypalëshe mes dy vendeve si dhe mbi mundësinë e bashkëpunimit në të ardhmen. Pas takimit, Z. Xhafaj e ftoi Z. Kiuchi në një drekë zyrtare.
Takimi me Znj. Vasilika Hysi, Zëvendëskryetaren e Kuvendit dhe ish Kryetaren e Grupit të Miqësisë Shqipëri – Japoni si dhe Deputeten Znj. Klodiana Spahiu, anëtare e Grupit të Miqësisë Shqipëri – Japoni


Po në të njëjtën ditë Z. Minoru Kiuchi i cili gjithashtu është Sekretari i Përgjithshëm i Grupit Parlamentar të Miqësisë Japoni-Shqipëri, zhvilloi një takim me Znj. Vasilika Hysi, Zëvendëskryetaren e Kuvendit dhe ish Kryetaren e Grupit të Miqësisë Shqipëri – Japoni, si dhe me Znj. Klodiana Spahiu, Deputete dhe anëtare e Grupit të Miqësisë Shqipëri – Japoni. Gjatë takimit ata biseduan mbi forcimin e marrëdhënieve mes antarëve të grupeve parlamentare të miqësisë si dhe mbi forcimin e marrëdhënieve në fusha të tjera.