Vizita e Ambasadorit të Shqipërisë në Japoni

2019/7/23

Më datë 22 korrik, Ambasadori i Shqipërisë në Japoni Sh.T.Z Gjergji Teneqexhiu, i cili ndodhet përkohësisht në Shqipëri, zhvilloi një vizitë në Ambasadën e Japonisë në Tiranë ku u takua me homologun e tij, Ambasadorin e Japonisë në Shqipëri Sh.T.Z. Makoto Ito.

Ambasadorët shkëmbyen pikëpamje mbi situatën aktuale të marrëdhënieve dypalëshe mes Shqipërisë dhe Japonisë si dhe diskutuan mbi bashkëpunimin në të ardhmen midis dy vendeve.