Delegacioni i JICA-s zhvillon takim me Zëvendësministrin e Financave dhe Ekonomisë

2019/7/20

Më datë 19 korrik, një delegacion i Agjencisë Japoneze për Zhvillim Ndërkombëtar (JICA) i përbërë nga Përfaqësuesi Rezident i Zyrës së JICA për Ballkanin, Z. Hideya Kobayashi, dhe Drejtori i Seksionit të JICA-s për Evropën, me seli në Tokio (Japoni), Z. Miyazaki, të shoqëruar edhe nga Ambasadori i Japonisë në Shqipëri Sh.T.Z. Makoto Ito zhvilluan një takim me Zëvendësministrin e Financave dhe Ekonomisë, Z. Erjon Luçi. Ata biseduan mbi bashkëpunimin e ardhshëm mes JICA-s dhe Shqipërisë.