Pjesëmarrja e Ambasadorit në ceremoninë e diplomimit të studentëve të “Epoka University”

2019/7/4
3 korrik – “Epoka University” organizoi ceremoninë e diplomimit për vitin 2019.  Rektori i këtij Universiteti  Prof. Dr. Güngör Turan ftoi Ambasadorin Ito të ishte pjesë e kësaj ceremonie bashkë me  Ministrin e Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes, Z. Eduard Shalsi. Në ceremoninë kushtuar studentëve të ekselencës u prezantuan edhe aktivitetet e viteve të kaluara të këtij universiteti, ndër të tjera edhe leksioni i mbajtur nga Ambasadori Ito.