Kursi intensiv i gjuhës japoneze në Universitetin Politeknik të Tiranës
2019/6/24

21 – 23 qershor – Në Universitetin Politeknik të Tiranës u zhvillua për tre ditë rresht kursi intensiv i gjuhës japoneze me Z. Tsuruta, Drejtor i Departamentit të Gjuhës Japoneze pranë “Japan Foundation” në Romë dhe Znj. Reko Dida, lektore e gjuhës japoneze në Universitetin Politeknik të Tiranës. Z. Jun Takeshita, Zv. Drejtor i “Institutit të Kulturës Japoneze” në Romë, pjesë e “Japan Foundation” ndoqi nga afër këtë aktivitet. Ambasadori Ito mori pjesë më datë 23 qershor në përmbylljen e këtyre 3 ditëve duke i dorëzuar pjesëmarrësve çertifikatat dhe duke mbajtur një fjalim të shkurtër.

Në ceremoninë përmrbyllëse Ambasadori Ito i dorëzoi Znj. Reko Dida Çertifikatën e Mirënjohjes.

Gjatë këtyre tre ditëve rreth 50 studentë ndoqën kursin intensiv të gjuhës japoneze. Pjesë e ceremonisë ishte edhe Z. Fatmir Vrapi, Kreu i Departamentit të Gjuhëve të Huaja në Fakultetin e Inxhinierisë Matematike dhe Inxhinierisë Fizike.