Vizita e përfaqësuesit të Federatës Shqiptare të Sportit Shkollor

2019/6/21

Më datë 19 qershor, Z. Rauf Dimraj, përfaqësuesi i Federatës Shqiptare të Sportit Shkollor (kampion vrapimi për kategorinë 1500m në periudhën 1969-1978 si dhe Zëvendësministër i Arsimit dhe Sportit në periudhën 2014-2017) zhvilloi një vizitë në zyrat e Ambasadës së Japonisë dhe u takua me Ambasadorin e Japonisë në Shqipëri Sh.T. Z. Makoto Ito.
 
Ata biseduan mbi mundësinë e bashkëpunimit në të ardhmen në fushën e edukimit fizik. Gjatë takimit, Ambasadori Ito përmendi gjithashtu rëndësinë e promovimit të sportit në kuadër të Lojrave Olimpike Tokio 2020.