Ambasadori Ito viziton Anijen “Herkules”

2019/6/17
Më datë 14 qershor, Ambasadori i Japonisë në Shqipëri Sh.T.Z. Makoto Ito zhvilloi një vizitë në Anijen “Herkules”, me ftesë të Z. Auron Tare, Kryetar i Këshillit Shkencor të UNESCO-s për Pasuritë Nënujore Botërore.

Veprimtaria e Anijes “Herkules” është e përqëndruar kryesisht në zonën e Detit Mesdhe, duke përfshirë gjithashtu edhe brigjet detare Shqiptare.

Gjatë vizitës, Presidenti i “RPM Nautical Foundation”, Z. James Goold, bëri një prezantim të aktiviteteve që ky fondacion zhvillon përgjatë brigjeve detare Shqiptare. Ai gjithashtu i foli Ambasadorit Ito mbi aktivitetin e këtij fondacioni në Detin e Japonisë.