Ceremonia e ndarjes së çmimeve të “Fondit të Ballkanit Perëndimor”
2019/5/30

Më datë 24 maj, “Fondi i Ballkanit Perëndimor” organizoi një ceremoni për ndarjen e çmimeve për organizatat dhe shoqatat jofitimprurëse që kishin implementuar projektet më të spikatura. Në ceremoni morën pjesë përfaqësues të vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe ambasadorë të shumtë. Ambasadori i Japonisë në Shqipëri SH.T.Z Makoto Ito ishte gjithashtu i ftuar në këtë ceremoni ku dhe i dorëzoi ҫertifikata dy prej shoqatave fituese.