Atleti bullgar Krasse Georgiev mbërrin në Tiranë
2019/5/29

Më datë 23 maj, atleti bullgar Krasse Georgiev, i cili ka përshkuar në këmbë gjithë rrugën nga qyteti i Varnës në Bullgari deri në Durrës, në kuadrin e një fushate sensibilizimi për promovimin e vlerave të vendeve tona mbërriti në Tiranë.
Atë e mirëpriti në kryeqytet, Kryetari i Bashkisë z. Erion Veliaj, gjatë një ndalese para mbërritjes në Durrës, që është edhe destinacioni i fundit i kësaj iniciative.
Ambasadori i Japonisë, SH.T.Z Makoto Ito, Z. Gjergj Ruli, Presidenti i Federatës Shqiptare të Atletikës, si dhe Ambasadorë të vendeve të ndryshme të Ballkanit me rezidencë në Tiranë morën pjesë në këtë aktivitet.