Përfaqësuesi i “JTI” viziton Ambasadën e Japonisë

2019/5/28

Më datë 22 maj, përfaqësuesi për Shqipërinë i “Japan Tobacco International” (JTI) Z. Përparim Tushaj zhvilloi një vizitë në zyrat e Ambasadës së Japonisë dhe u takua me Ambasadorin e Japonisë në Shqipëri Sh.T. Z Makoto Ito.

Gjatë takimit bashkëbiseduesit shkëmbyen mendime mbi bashkëpunimin në të ardhmen mes kompanisë dhe Ambasadës. Nga ana e tij, Ambasadori Ito i shprehu Z. Tushaj mirënjohjen për bashkëpunimin dhe mbështetjen që i ka siguruar Ambasadës së Japonisë për zhvillimin e aktiviteteve të ndryshme kulturore dhe artistike.