Agjencia Japoneze e Bashkëpunimit Ndërkombëtar dhe Autoriteti Shtetëror për Informacionin Gjeohapësinor organizojnë një ceremoni për dorëzimin e pajisjeve në kuadër të projektit “Për Informacionin Gjeohapësinor për Zhvillimin e Qëndrueshëm të Territorit në Zonën Tiranë-Durrës në Republikën e Shqipërisë”

2019/5/27
Më datë 23 maj, Agjencia Japoneze e Bashkëpunimit Ndërkombëtar (JICA) dhe Autoriteti Shtetëror për Informacionin Gjeohapësinor (ASIG) organizuan një ceremoni për dorëzimin e pajisjeve në kuadër të projektit “Për Informacionin Gjeohapësinor për Zhvillimin e Qëndrueshëm të Territorit në Zonën Tiranë-Durrës në Republikën e Shqipërisë”. Ambasadori i Japonisë në Shqipëri, Sh.T.Z Makoto Ito, Drejtori i Përgjithshëm i ASIG, Z.Lorenc Çala, Profesor Kopliku, pedagog në Departamentin e Gjeodezisë në Universitetin Politeknik të Tiranës dhe Përfaqësuesi Rezident i Zyrës së JICAs për Ballkanin, Z. Hideya Kobayashi morën pjesë në këtë ceremoni.
 
Si pjesë e aktivitetit, JICA dhe ASIG organizuan gjithashtu një trajnim dy-ditor për studentët e ciklit Master të Departamentit të Gjeodezisë së Universitetit Politeknik të Tiranës, të cilëve ju ofrua mundësia të përdorin këto pajisje moderne.
 
Ambasadori Ito gjithashtu provoi të përdorte këto pajisje dhe të krijonte një hartë dixhitale.