Ambasadori Ito viziton fabrikën e përpunimit të peshkut

2019/5/24
Më datë 21 maj, Ambasadori i Japonisë në Shqipëri, Sh.T.Z Makoto Ito, vizitoi ambientet e fabrikës së përpunimit të peshkut “Rozafa” në Elbasan, i shoqëruar nga zëvendës Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural,  Z. Roland KRISTO.
Gjatë vizitës, pronari i fabrikës “Rozafa”, Z. Gjergji Luca shoqëroi personalisht vizitorët dhe u foli mbi aktivitetin dhe infrastrukturën e kompanisë.