15 vjetori i Muzeut të Artit Oriental “Bratko”

2019/5/23
Më 20 maj,  Ambasadori Ito i shoqëruar nga Kryebashkiaku Filo vizitoi ambientet e muzeut “Bratko”, i cili festoi 15 vjetorin para disa muajsh. Drejtoresha e Muzeut Znj. Prifti foli mbi aktivitetet e organizuara në këto ambiente si dhe për disa sende mjaft të rëndësishme të trashëgimisë japoneze në Muze. Ambasadori i dorëzoi Znj. Prifti çertifikatën e mirënjohjes për kontributin e vazhdueshëm në promovimin e kulturës japoneze.