Ambasadori Ito viziton “British School of Tirana”
2019/5/17

Më datë 16 maj, Ambasadori i Japonisë në Shqipëri, Sh.T.Z Makoto Ito zhvilloi një vizitë në “British School of Tirana” me rastin e “Javës së Kulturës dhe Artit” e e organizuar nga kjo shkollë. Ambasadori Ito u tregoi mbi kulturën japoneze nxënësve të klasës së gjashtë që kishin zgjedhur Japoninë si vendin mbi të cilin donin të mësonin më tepër.
Nxënësit biseduan me Ambasadorin Ito me entuziazëm mbi temën si dhe i drejtuan atij pyetje mbi kulturën japoneze duke thelluar më tej njohuritë e tyre.

Ambasadori Ito u shpërndau nxënësve edhe disa “Viza Simbolike Japoneze” me personazhe të famshme të filmave vizatimorë në shenjë vlerësimi për interesin e tyre mbi kulturën japoneze.

Ambasadori Ito gjithashtu përgatiti “Maki Sushi” për nxënësit të cilët patën mundësinë të provonin gatimin e tij.