Zëvendës Presidenti i Federatës Shqiptare të Xhudo-s dhe trajnerë e sportistë të kësaj federate vizitojnë Ambasadën e Japonisë
2019/5/10
Më datë 7 maj, Z. Dashnor Xhixho, Zëvendës Presidenti i Federatës Shqiptare të Xhudo-s, si dhe disa trajnerë e sportistë të kësaj federate zhvilluan një vizitë në ambientet e Ambasadës së Japonisë dhe u takuan me Ambasadorin e Japonisë në Shqipëri, SH.T.Z Makoto Ito.
Zëvendës Presidenti Xhixho i dorëzoi Ambasadorit Ito një pllakë mirënjohjeje për mbështetjen e tij ndaj Federatës Shqiptare të Xhudo-s.
Gjatë takimit, Ambasadori Ito inkurajoi sportistët shqiptar të Xhudos që të marrin pjesë në Lojërat Olimpike në Tokio në vitin 2020. Ambasadori gjithashtu shprehu vlerësimin e tij për kontributin e Federatës Shqiptare të Xhudo-s dhe sportistëve të kësaj federate në përhapjen dhe përmirësimin e këtij arti marcial me origjinë japoneze.