Ambasadori Ito viziton Parkun Kombëtar Divjakë-Karavasta
2019/5/8
Më datë 27 prill, Ambasadori i Japonisë në Shqipëri, SH.T. Z Makoto Ito së bashku me bashkëshorten zhvilluan një vizitë në Parkun Kombëtar Divjakë-Karavasta. Gjatë kësaj vizite ata u shoqëruan nga Z. Kastriot Robo Drejtori i Departamentit të Amerikës, Paqësorit, Azisë dhe Afrikës në Ministrinë për Evropën dhe Punët e Jashtme si dhe bashkëshortja e tij..
Gjatë vizitës, Drejtori i Parkut Kombëtar Divjakë-Karavasta Z. Ardian Koçi foli mbi parkun dhe mbi aktivitetet që zhvillohen aty. Ai gjithashtu falenderoi Ambasadorin Ito për mbështetjen që Japonia i ka siguruar gjatë viteve këtij parku nëpërmjet projekteve me Agjencinë Japoneze për Bashkëpunim Ndërkombëtar (JICA).