Ambasada e Japonisë organizon pritje për të festuar kurorëzimin e Madhërisë së Tij Perandorit të Japonisë

2019/5/3
 Më datë 2 maj, Ambasadori i Japonisë në Shqipëri Sh.T.Z Makoto Ito së bashku me bashkëshorten, organizuan një pritje për të festuar kurorëzimin e Madhërisë së Tij Perandorit Naruhito.
 
Në pritje morën pjesë Presidenti i Republikës së Shqipërisë SH.T. Z. Ilir Meta, Kryetari i Kuvendit të Republikës së Shqipërisë Sh.T.Z Gramoz Ruҫi, Kryetari i Bashkisë së Tiranës Z. Erion Veliaj si dhe Kryetari i Bashkisë së Vlorës Z. Dritan Leli.  Në pritje ishin të pranishëm rreth 160 persona mes tyre zyrtarë dhe përfaqësues të trupit diplomatik.
 
Ambasadori Ito festoi me të ftuarit kurorëzimin e Madhërisë së Tij Perandorit dhe shprehu dëshirën që me fillimin e epokës së “Reiwa-s” të bëjë më tepër përpjekje për  forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve dypalëshe mes Japonisë dhe Shqipërisë.