Organizohet ceremonia për dorëzimin e pajisjeve në kuadër të projektit të JICA-s "Përfshirja Financiare e Ekonomive dhe Fermave Familjare në Shqipëri "

2019/4/30
 

Më datë 24 prill u zhvillua  ceremonia për dorëzimin e Sistemit Kompjuterik Bankar (CBS) dhe pajisjeve të tjera në selinë e FED invest. Këto pajisje janë siguruar nga Agjencia Japoneze për Bashkëpunim Ndërkombëtar (JICA) në bashkëpunim me Ministrinë e Financave dhe Ekonomisë në kuadër të projektit "Përfshirja Financiare e Ekonomive dhe Fermave Familjarenë Shqipëri”.

Në këtë ceremoni morën pjesë Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Znj. Anila Denaj, Ambasadori i Japonisë në Shqipëri, Z. Makoto Ito, Përfaqësuesi Rezident i Zyrës së JICA për Ballkanin, Z. Hideya Kobayashi, Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Bujqësisë, Z. Enea Hoti, Kryetarja e Këshillit Drejtues të FED invest Znj. Zana Konini dhe Administratori i FED invest Z. Perlat Sulaj.