Pjesëmarrja në “Dajti Trail Marathon”
2019/4/23

21 prill – Bashkia e Tiranës organizoi për herë të parë “Dajti Trail Marathon” ku gjithashtu për herë të parë pjesë e kësaj gare ishte edhe Ambasadori Ito. Pas garës Ambasadori iu përgjigj pyetjeve të medias duke shprehur dëshirën e tij që përmes këtyre aktiviteteve sportive të rriten gjithnjë e më shumë shkëmbimet mes sportdashësve nga e gjithë bota duke i ftuar të vizitojnë Lojrat Olimpike “Tokyo 2020”.