18 prill – Ambasadori Ito dhe bashkëshortja e tij organizuan një takim miqësor me përfaqësues shqiptarë të arsimit dhe sportit për të diskutuar mbi forcimin e bashkëpunimeve në këto fusha. Në takim morën pjesë Sekretati i përgjithshëm i Ministrisë së Arsimit, Presidenti i Federatës së Mundjes dhe Presidenti i Federatës së Karatesë së bashku me bashkëshortet e tyre.