Vizita e studentëve që kaluan me sukses “Japanese Language Proficiency Test”
2019/4/17

16 prill – Tre studentë të cilët kaluan me sukses “Japanese Language Proficiency Test” Nivelin 3 dhe Nivelin 4, vizituan zyrat e Ambasadës së Japonisë. Ambasadori Ito u dha certifikatat e lëshuara nga “Japan Foundation” dhe i dhuroi secilit nga një libër të Haruki Murakami në gjuhën shqipe.
Ambasadori theksoi gjithashtu dëshirën e madhe që studimi i gjuhës japoneze të vazhdojë, ndërsa studentët i treguan planet e së ardhmes mbi studimet e tyre në lidhje me këtë gjuhë.