Panairi Ndërkombëtar i Kulinarisë
2019/4/15

13 Prill – Në shkollën e Kulinarisë “Neranxi” u mbajt këtë vit Panairi Ndërkombëtar i Kulinarisë.
Ambasadori Ito mori pjesë në panair dhe vizitoi stendën e ushqimit aziatik dhe të sushit. Gjatë vizitës në panair Ambasadori iu përgjigj edhe mediave, ku gjatë intervistës shprehu dëshirën e madhe që kuzhina japoneze të bëhet më e njohur në Shqipëri.