Programi televiziv mbi Japoninë turistike

2019/4/11

10 prill – Z. Zenelaj së bashku me perfaqësuesen e televizionit Klan zhvilluan një takim me Ambasadorin Ito. Gjatë vizitës Z. Zenelaj informoi Ambasadorin se së bashku me perfaqësuesen e televizionit Klan do të vizitojnë Japoninë dhe do bëjnë një program prezantues mbi turizmin në Japoni dhe përmes këtij  emisioni do t’u prezantojnë shqipëtarëve historinë, edukimin,  kulturën dhe kuzhinën japoneze.  Nga ana tjetër Ambasadori e mirëpriti këtë iniciativë dhe ndau me ta sugjerime për programin dhe vizitën.