Ceremonia e dorëzimit të programeve televizive nga Fondacioni Japonez për Radio Televizionin Shqiptar

2019/4/10
 
Në datën 9 prill, u zhvillua ceremonia e dorëzimit të programeve televizive japoneze nga Fondacioni Japonez për Radio Televizionin Shqiptar. Në këtë ceremoni mori pjesë Ambasadori Ito i cili i dhuroi materialet që do të transmetohen Drejtorit të Përgjithshëm të RTSH-së, z. Gëllçi.

  

Falë këtij projekti bashkëpunimi, RTSH do të fillojë transmetimin e dokumentarit me 6 seri të quajtur “Explore Japan” në muajin korrik të këtij viti, dhe më pas do të transmetojë 4 animacione japoneze: “Mononoke”, “Princesha Kandil”, “Feniksi” dhe “Bujtina e Okos”. Në këtë ceremoni Drejtori i Përgjithshëm i RTSH-së, z.Gëllçi shprehu mirënjohjen e tij ndaj qeverisë japoneze dhe Fondacionit Japonez. Ambasadori Ito shprehu pritshmërinë e tij se nëpërmjet këtij bashkëpunimi, populli Shqiptar dhe më gjërë do të njihen më tepër me kulturën, teknologjinë dhe natyrën Japoneze.
 
Lajmi mbi këtë projekt u transmetua në rubrikën e lajmeve të RTSH-së në datën 9 prill, në mbrëmje. Kronika e titulluar "Explore Japan, së shpejti në RTSH” mund të shikohet ne adresën e faqes ueb: https://www.rtsh.al/lajme/