Takim me grupin e punës të JICA të ngritur për “Projektin për Informacionin Gjeohapësinor dhe Zhvillimin e Qëndrueshëm të territorit për zonën Tiranë –Durrës”
2019/4/4

Më datë 3 prill, anëtarët e grupit të punës së Agjencisë Japoneze për Bashkëpunim Ndërkombëtar (JICA) të ngritur për “Projektin për Informacionin Gjeohapësinor dhe Zhvillimin e Qëndrueshëm të territorit për zonën Tiranë –Durrës” vizituan ambientet e Ambasadës së Japonisë. Ata zhvilluan një takim me Ambasadorin e Japonisë në Shqipëri Sh.T.Z. Makoto Ito dhe stafin e Ambasadës dhe bënë një përmbledhje të shkurtër të ecurisë së punës së projektit të mësipërm.
Autoriteti Shtetëror për Informacionin Gjeohapësinor (ASIG) ka vendosur në shërbim të publikut shqiptar dhe palëve të interesuara, imazhet e reja të fotografimit ajror, të zonës Tiranë- Durrës, të realizuara gjatë vitit 2018, nga Projekti i sipërpërmendur i JICA. Këto imazhe janë të aksesueshme në këtë lidhje.