Ambasadori Ito takon Zëvendës Rektoren e Univeristetit New York në Tiranë
2019/4/2

Më datë 2 prill, Ambasadori i Japonisë, Sh.T.Z. Makoto Ito priti në një takim, në ambientet e Ambasadës së Japonisë Prof. Dr. Nertila Gjini, Zëvendës Rektoren e Universitetit New York në Tiranë. Në takim mori pjesë gjithashtu ish-ambasadori i Shqipërisë në Japoni, profesori Bujar Dida.
Gjatë takimit, Zëvendës Rektore Gjini informoi Ambasadorin Ito mbi aktivitetin e saj në Universitetin New York në Tiranë si dhe foli mbi eksperiencën e saj personale gjashtë vjeҫare në Japoni.
Ambasadori Ito i propozoi Zëvendës Rektores Gjini mundësinë për të bashkëpunuar me Ambasadën e Japonisë në të ardhmen si dhe për të rritur numrin e shkëmbimeve.