Kampionati Ballkanik i Xhudo-s në Tiranë
2019/4/2


30 mars – Në Parkun Olimpik të Tiranës u zhvillua Kampionati Ballkanik i Xhudos, me pjesëmarrjen e shumë përfaqësuesve nga Shqipëria, Turqia, Greqia, Kosova, Mali i Zi, Bosnje Hercegovina dhe vende të tjera, ku u arritën rezultate të larta.
Ambasadori Ito ishte i ftuar në ceremoninë e hapjes t këtij kampionati dhe gjatë fjalës përshëndetëse tregoi se Xhudo bëri daljen e saj të parë publike në lojërat olimpike të vitit 1964 në Tokio, e që prej asaj kohe është kthyer në një disiplinë ndërkombëtare.
Referuar lojërave olimpike “Tokio 2020”, Ambasadori shprehu dëshirën e tij që sa më shumë sportistë nga Ballkani të arrijnë rezultate të larta dhe të fitojnë medalje në shumë disiplina, përfshirë dhe Xhudon.