Takim me Presidentin e Dhomës së Tregtisë Italo-Shqiptare
2019/3/29

Më datë 28 mars, Presidenti i Dhomës së Tregtisë Italo-Shqiptare, z. Tommaso Scattolari zhvilloi një vizitë në Ambasadën e Japonisë dhe u takua me Ambasadorin e Japonisë në Shqipëri, Sh.T.Z. Makoto Ito.
Gjatë takimit, Z. Scattolari bëri një përshkrim të shkurtër të aktivitetit të Dhomës së Tregtisë Italo-Shqiptare dhe shprehu dëshirën e tij për të bashkëpunuar në të ardhmen me kompani japoneze. Nga ana e tij, Ambasadori Ito vlerësoi vizitën e z. Scattolari dhe premtoi se do të mbajë marrëdhënie te ngushta me këtë dhomë tregtie.