Vizita e Drejtoreshës Kombëtare të World Vision për Ballkanin Perëndimor në Ambasadën e Japonisë
2019/3/29

Më datë 27 mars, Znj. Eljona Boçe Elmazi, Drejtoresha Kombëtare e World Vision për Ballkanin Perëndimor zhvilloi një vizitë në Ambasadën e Japonisë dhe u takua me Ambasadorin e Japonisë në Shqipëri Sh.T.Z. Makoto Ito.
Gjatë takimit, Drejtoresha Elmazi, bëri një përshkrim të shkurtër të aktivitetit të World Vision në Shqipëri, ndërkohë që Ambasadori Ito, nga ana e tij foli mbi asistencën ekonomike që Japonia i ka ofruar Shqipërisë deri më sot. Ata gjithashtu diskutuan mbi mundësinë për të bashkëpunuar në të ardhmen në fushën e mjedisit, shëndetësisë dhe arsimit.