Vizita në Ambasadë e Drejtoreshës së Muzeut të Artit Oriental në Korçë
2019/3/26

Më 25 mars, Znj. Fjoralba Prifti, Drejtoresha e Muzeut të Artit Oriental “Bratko” pati një takim me Ambasadorin Ito në ambientet e Ambasadës. Drejtoresha Prifti u ftua nga Qeveria Japoneze për të vizituar Japoninë dhe institucione të ndryshme të arsimit dhe kulturës në vend. Gjatë vizitës u kryen takime me përfaqësues të instiucioneve të ngjashme për të shkëmbyer këndvështrime dhe për të bashkëpunuar në të ardhmen. Gjatë takimit me Ambasadorin, Drejtoresha Prifti foli mbi përshtypjet e vizitës së saj të parë në Japoni dhe për bashkëpunimet e ardhshme me Japoninë.