Seminari i karatesë
2019/3/25


Më datë 23 mars në Parkun Olimpik të Tiranës, Federata Shqiptare e Karatesë organizoi një seminar ku ishin ftuar Sensei Toshio Yamada 8 Dan nga Italia dhe asistenti i tij Z. Markos Georgiadis 6 Dan. Në këtë seminar kishte një numër të madh pjesëmarrësish. Ambasadori Ito mori pjesë në ceremoninë e hapjes dhe gjatë fjalimit përshëndetës u shpreh se për herë të parë këtë vit sporti i karatesë është regjistruar si disiplinë në lojrat olimpike dhe se shpreson që ky sport të bëhet gjithnjë e më popullor në shumë vende. Ambasadori gjithashtu theksoi se përmes praktikimit të karatesë mesohet më shumë rreth arteve marciale dhe shpirtit të vërtetë të Japonisë.