Toshiba organizon konferencë për prezantimin e produkteve të reja ekologjike
2019/3/22

Më datë 21 mars, Ambasadori i Japonisë, Sh.T.Z. Makoto Ito mori pjesë në konferencën e organizuar nga Z. Besmir Këllezi, Drejtori i Tirana Electronics, distributorit të Toshibës në Shqipëri, për prezantimin e produkteve të reja ekologjike të kësaj marke në tregun shqiptar.
Ambasadori Ito, mbajti një fjalim të shkurtër, në fillim të konferencës, ku mirëpriti praninë e markës japoneze Toshiba si dhe praninë e produkteve të teknologjisë së lartë dhe cilësore të markave japoneze që po hyjnë në tregun shqiptar.