Ceremonia e firmosjes së “Projektit të Bashkisë së Korçës për gjelbërimin dhe përmirësimin mjedisor”

2019/3/2

Më datë 28 shkurt 2019, u zhvillua ceremonia e firmosjes së kontratës mbi “Projektin e Bashkisë së Korçës për gjelbërimin dhe përmirësimin mjedisor” në kuadrin e skemës së qeverisë japoneze për “Ndihma me Grante për Organizatat dhe Projektet e Sigurisë Njerëzore”.
Ambasadori i Japonisë, Shkëlqesia e Tij z. Makoto Ito dhe kryetari i Bashkisë së Korçës z. Sotiraq Filo firmosën kontratën e grantit në ambientet e Bashkisë së Korçës.
 
 
Përmes këtij projekti, i cili synon përmirësimin e cilësisë së mjedisit të Bashkisë së Korçës, qeveria japoneze do të dhurojë shumën prej 80,000 euro, për blerjen e 9 (nëntë) llojeve të ndryshme mjetesh si mini ekskavator, rul ngjeshës, korrëse bari etj, ose 29 (njëzet e nëntë) makineri pune në total.
Gjatë ceremonisë së firmosjes kryebashkiaku Filo i shprehu mirënjohjen e tij qeverisë japoneze.
Ndërsa Ambasadori Ito shprehu pritshmërinë e tij se ky projekt do të përmirësojë kushtet mjedisore dhe shëndetësore të banorëve të Korçës. Gjithashtu, Ambasadori Ito shprehu dëshirën që ky bashkëpunim të kontribuojë në ndërtimin dhe mirëmbajtjen e “Kopshtit Japonez” në Korçë, që është duke u ndërtuar aktualisht nga bashkia e këtij qyteti. Për më tepër Ambasadori shtoi bindjen se ky projekt do të forcojë marrëdhëniet midis Ambasadës Japoneze dhe Bashkisë së Korçës.